Armir Shahini, finalisti i “Big Brother VIP 5” ka folur sot në një intervistë për “Shqipëria Live”, për shumë nga polemikat e rrugëtimit në atë shtëpi, por dhe jashtë.

I pyetur në lidhje me aludimet e nxitura nga publiku se martesa e tij ka qenë vetëm për të marrë nënshtetësinë gjermane, Miri i ka mohuar këto akuza.

“Nuk mund të përgjigjem për një pyetje që nuk ka përgjigje. Nuk jam martuar për letra sepse ne zyrtarisht jemi martuar shumë vonë, nuk jemi martuar qe ditën e parë që ishim bashkë. Nëse njerëzit martohen për letra, bëjnë gabimin më të madh te jetës së tyre, është gabim fatal”, tha Miri.

Gjithashtu Miri është pyetur dhe për deklaratën ku babi i Selin, ku është shprehur:

Unë do thoja këtë që Big Brother është një realitet real dhe surreal, sepse përballesh me emocione shumë të kundërta. Isha në një moment që kisha surprizën me vajzën dhe më pas pata një surprizë të hidhur me një perceptim, me një deklaratë të fortë të babait të Selin që për mua është një perceptim i gabuar, duke u ndikuar, mendoj shumë, nga komentet dhe gjykimet e banorëve që ishin pjesëtarë të shtëpisë dhe nga komentet jashtë asaj shtëpie. Deklarata e tij mund të ketë ardhur edhe në një moment për të mbrojtur fëmijën e tij, ndoshta edhe unë në vendin e tij do kisha bërë të njëjtën gjë, por nuk do isha nxitur të akuzoj një njeri që nuk ka fakte. Nëse ti do gjykosh edhe akuzosh dikë, duhet të kesh fakte. Të gjykohesh nëpërmjet perceptimit për mua nuk është mirë, se krijohet një debat nga asgjëja. Unë jam shumë pro situatave kur aty vërtetohen gjërat. Unë deklaratën time e kam dhënë dhe s’dua t’i kthehem më asaj gjëje. Nëse unë do ndryshoja qëndrim, i bie që unë po pranoja që ajo është perceptuar. Nëse ai e ka parë ashtu, duhet t’i thoshte vajzës së tij “largohu”. Pse duhet të largohesha unë? Ne ishim në lojë, ishim në Big Brother, tha Miri.

Top Channel