Polemikat pas fundit të “Big Brother” vazhdojnë dhe së fundmi ai që ka shpërthyer është Ilir Vrenozi. Ish-banori i formatit më të ndjekur për “Top News” ka zbuluar një prapaskenë me një nga finalistët, Mirin. Sipas tij, ata kanë pasur një debat të fortë me njëri-tjetrin, që është mbyllur me ofendime dhe kërcënime.

“Unë po largohem nga Tirana, se kam frikë mos më zhduk Miri. Unë kam muaj te Topi dhe nuk më është dëgjuar zëri asnjëherë. Miri pas finales ma bëri me gisht dhe më tundi dorën. Unë aq u bëra me nerva, sa isha gati t’i kafshkoja gishtin. Gjithsesi, thashë ta lë se është i nxehtë. Më tha se do flasim, dhe i thashë eja flasim tani. Seç më tha nuk e mora vesh tamam dhe pastaj ikëm.

Më pas bëmë atë koktejin. Duke kënduar, më pa mua dhe më tha: “S’ta kemi fajin ne se dole vetë nga Big Brother”. Dakord, çdo njeri kur humb e ka atë inatin. Por ai e zgjati tri ditë dhe mu “hodh” mua sapo hyj në post “Big Brother”. Hyra unë dhe nisi të kërkonte llogari përse përkraha Selinën. Më tha se unë kam thënë se Stine dhe Miri janë kundërshtarët e mi, sepse më dukeshin lojtarë të mirë.

Më tha se më ka mbështetut në shtëpi dhe unë duhej që të mbaja anën e tij. E mora mënjanë dhe i tregova arsyet përse mendoja se fitonte Selin. Në fakt ai e bëri fitues Selinën me krevatin e të tjera. Ai vazhdoi qëndrimin e tij dhe unë shpërtheva me ato fjalët e mia.

Me tha: “Do të zhduk, do të zhduk”. Në sy të Arbrit dhe Monikës, ndërhynë dhe badiguardët dhe na ndanë. Rogertin, Selinën dhe Mateon, Miri i çoi në finale. Ai duhet të shohë gabimet te vetja e tij. Të treve ai i dha ushqim, u bë ushtar i Rogertit.

I thashë se nëse donte të fitonte Bigun, duhet të sulmonte Rogertin, jo të bëhej ushtar i tij. Rogerti erdhi më takoi, edhe pse unë çfarë nuk kam thënë për të. Më tha se i kam lënë të gjitha pas, tamam burrë. Fjalët e Ilirit tregojnë urrejtje të madhe. Unë gjithmonë fal, por më ra në qafë”, u shpreh Ilir Vrenozi.

Top Channel