“Më tha do të të zhduk, dëshmitarë ishin edhe Arbri dhe Monika”, Ilir Vrenozi tregon përplasjen me Mirin: Ndërhynë edhe badiguardët
Armir Shahini, në një intervistë këtë të enjte në “Shqipëria Live”, ka folur gjerë e gjatë për të gjithë eksperiencën e tij në Big Brother.
Ai tha pasi ka dalë nga shtëpia, rrethi i afërt i familjes dhe shoqërisë e pyesin dhe i kërkojnë shpjegim për gjithë ato çfarë kanë ndodhur gjatë kësaj gare.
“Javën e fundit thash kur do dal, tani që dola them isha mirë aty. Kushdo që më takonte, nga rrethi im donte një shpjegim të gjërave të mia.
Pyetja më e shpeshtë që më bëjnë është ‘ku e gjete gjithë atë durim’. Ose unë kam shumë durim, ose që të kesh durim është vlerë në shoqërie shqiptare”, tha ai.
Ndërkohë ai është pyetur edhe në lidhje me deklaratës që Ilir Vrenozi ka bërë pak ditë më parë, kur tha se Miri e kishte kërcënuar.
“Nuk e kam parë fare këtë video, ma kanë çuar shumë njerëz, ata që më duan dhe ata që nuk më duan. Ky episod ka ndodhur para se të futeshim në regjistrim në post Big Brother. Kam qenë me Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdarin, pyesni ata të thonë çfarë ka ndodhur. Nuk ka pasur asgjë mes nesh” u përgjigj ai.
Por a ka bërë ndonjë gabim Miri gjatë rrugëtimit të tij në këtë spektakël?
“Perfekt është vetëm Zoti. Disa gabime janë dhe pjesë e trysnisë dhe kur përballesh me uljen e dinjitetit, ku të dalin fjalë që në fjalorin tim jashtë nuk i kam”, tha ai.
Një koment e kishte edhe për raportin që ishte me Selin.
“E kam adhuruar atë vajzë për zgjuarsinë, e kam dashur si njeri…. njësoj si vajzën time. Nuk më pëlqente në atë aspekt, por e kisha ndjenjë njerëzore. Si vajzën time… si ta shpjegoj?!”, u shpreh ai.
Top Channel