Këto pamje dramatike vijnë nga një pallat i cili mori flakë mesditën e kësaj të marte pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë. 

Në videot e siguruara nga Top Channel, duket teksa një vajzë vrapon me qenin e saj, duke dalë nga pallati.

Në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale.

Forcat zjarrfikse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po evakuohen banorët.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit që përfshiu një pallat të tërë.

Top Channel