Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Trump paralajmëron: Bisedimet me Iranin në Pakistan mund të rifillojnë brenda 48 orësh
Këto janë pamjet e sulmit të ndodhur mëngjesin e së sotme në Sanliurfa, të Turqisë, kur një person i armatosur dyshohet se hyri në një shkollë të mesme profesionale në Siverek dhe hapi zjarr me një pushkë gjahu.
Nga sulmi mbetën të plagosur të paktën 16 persona, përfshirë nxënës. Sikurse duket nga pamjet, gjatë momentit të të shtënave, nxënës dhe mësues vrapojnë të tmerruar duke u mbyllur nëpër klasa, ndërsa të tjerë dalin përjashta.
Personi i armatosur qëndroi brenda ndërtesës së shkollës, ndërsa dyshohet se mbajti peng disa nxënës. Autoritetet policore kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë masa të gjera sigurie, ndërsa njësitë e operacioneve speciale janë thirrur për t’u marrë me situatën.
Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se autori u vetëvra pas sulmit në shkollë.
Top Channel