Shitja e ‘Parkut të Princave’ te PSG, kryebashkiaku i ri i Parisit do të rinisë diskutimet
Futbolli francez trishtohet; u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare, ish presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Jean Pierre Escalettes.
Ishte vetë qeveria e futbollit në vendin transalpin që e bëri të ditur lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Escalettes që e drejtoi këtë institucion në periudhën 2005-2010.
‘Figurë thellësisht e respektuar dhe e dashur në futbollin francez, Jean Pierre Escalettes ia dedikoi të gjithë jetën e tij sportit tonë, që i shërbeu me pasion, humanizëm e besnikëri, që nga debutimi i tij si futbollist, trajner edhe drejtues klubi e deri në nivelet më të larta të federatës-lexohet në komunikatën e FFF
Ndër momentet kyçe që përjetoi Escalettes është humbja e Francës në finalen e Botërorit 2006 ndaj Italisë, fitoren e të drejtës për organizimin e Euro 2016 në vendi transalpin, një vendim që u dha në 2010 si dhe disfata në Botërorin e 2010 me Blutë që u eliminuan në fazën e grupeve duke e detyruar atë që të japë dorëheqjen.
Top Channel