Mori pjesë në një lotari bamirësie duke paguar vetëm 100 dollarë, fiton pikturën e Picasso-s me vlerë 1 mln euro

15/04/2026 07:45

Një inxhinier dhe entuziast i artit nga Parisi, Ari Hodara, ka fituar një pikturë origjinale të Pablo Picasso-s në një lotari bamirësie, duke u bërë pronari i një portreti të vitit 1941 me vlerë më shumë se 1 milion euro.

Hodara, 58 vjeç, mësoi lajmin përmes një video-telefonate nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Paris dhe shprehu habinë e tij: “Si e di unë që kjo nuk është një shaka?”

Pikasoja “Tête de Femme” (Koka e një Gruaje) është një portret me guash në letër që paraqet partneren dhe muzën e artistit, Dora Maar.

Lotaria shiti mbi 120,000 bileta me nga 100 euro secila, duke mbledhur rreth 11 milionë euro për kërkime mbi Alzheimerin.

Ky është edicioni i tretë i lotarisë bamirëse “1 Picasso për 100 euro”, që funksionon që nga viti 2013 për të mbështetur projekte të ndryshme humanitare dhe kulturore. Fitues të mëparshëm përfshijnë një amerikan të ri nga Pensilvania në 2013 dhe një kontabiliste italiane në 2020.

Organizatorët e lotarisë thanë se përfitimet kryesore do të shkojnë te Galeria e Operas, pronare e pikturës, dhe fondet e mbetura do t’i dhurohen Fondacionit Francez të Kërkimeve për Alzheimerin. Kreu i fondacionit Olivier de Ladoucette e përshkroi këtë iniciativë si një “gur themeli për të luftuar sëmundjen e Alzheimerit”.

Top Channel