Asllani përgatit valixhet, Besiktasi e blen mesfushorin vetëm kur Interi të bëjë ulje me 50%
Mitaj rikthehet në fushë me Al Ittihadin, si ndër më të mirët në takimin që i kualifikoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve Aziatike.
Al Ittihad i Mario Mitajt kaloi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve Aziatike pasi mundi, pas 120 minutash, Al Wahda me shifra 1-0, falë një penalltie të shndërruar në gol pas minutës së 120-të, ku ishin akorduar edhe 10 minuta të tjera shtesë.
Ndër më të mirët e ndeshjes, ose saktësisht i dyti më i vlerësuar pas autorit të golit, Fabinho, ishte Mario Mitaj me notën 7.7.

Në këtë takim, si rrallëherë, futbollisti shqiptar mori minutazhin e plotë deri në përfundimin e ndeshjes pas mbi 120 minutash lojë.
Ndonëse kishte kohë që nuk preferohej prej trajnerit Sergio Conceicao te Al-Ittihad, shqiptari demonstroi në këtë ndeshje se nuk i ka humbur “reflekset” në nxjerrjen e ekipit nga prapavija në kundërsulm me koordinime prej thellësisë.
Top Channel