Spektakël në Conference League, Monaco dhe Atalanta fitojnë beteja të çmendura, Egnatia merr tri pikët
Sabah Kerjota u bë protagonist në mbrëmjen e së enjtes në ndeshjet e raundit të katërt të Conference League.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare la gjurmën e tij në ndeshjen mes Hearts dhe Monacos teksa shënoi një eurogol për skuadrën skoceze duke i dhënë një mesazh edhe trajnerit Rolando Maran.
Kerjota e shënoi golin e tij në minutën e 44 me një gjuajtje shumë të bukur në hyrje të zonës, ndërkohë që ai kishte dhënë një asist edhe te goli i parë i Hearts. Gjithsesi, goli i Kerjotës nuk i shërbeu shumw
Kujtojmë se Kerjota u grumbullua nga Maran me skuadrën kombëtare për ndeshjet e periudhës shtator-tetor por nuk u aktivizua asnjëherë duke u lënë në tribunë në të gjitha ndeshjet. Ky eurogol ndaj Monacos është një sinjal i qartë se 25 vjeçari e meriton të ketë mundësinë e tij.
VIDEO e golit të shënuar nga Kerjota
Top Channel