Foto-lajm/ Dhjetëra apartamente të përfshira nga flakët, ja çfarë mbeti nga pallati që u dogj dje pranë QSUT-së

15/04/2026 11:00

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një pallat, pjesë e një kompleksi, në afërsi të QSUT në Tiranë gjatë ditës së djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mëngjesin e sotëm, pas shuarjes së flakëve, pamjet nga vendngjarja tregojnë një situatë të rëndë, ku fasada e ndërtesës është djegur pothuajse tërësisht.

8 persona janë asfiksuar nga tymi, mes tyre 6 zjarrfikës dhe 2 qytetarë.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse u angazhuan edhe 2 helikopterë Cougar, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë të flakëve ka zgjatur për disa orë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel