LIVE Atl. Madrid-Barcelona/ Përkeqësohen gjërat për katalanasit, Eric Garcia largohet me karton të kuq (Video)
“Para së gjithash, ne jemi Real Madridi. Nëse ka një ekip që vjen në këtë stadium për të ndryshuar gjërat, jemi ne. Ne jemi një ekip që nuk dorëzohet kurrë, ekipi me 15 Kupa Evropiane.”
Kjo është ajo që trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, tha për arsyen pse një rikthim është i mundur në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
“Duhet të përmirësojmë shumë aspekte të lojës sonë. Është e rëndësishme të shfrytëzojmë rastet që na vijnë, sepse nuk do të kemi aq shumë sa në ndeshjen e parë. Është çështje besimi. Duhet të luajmë shumë mirë këtë ndeshje”, shtoi trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp në Allianz Arena.
Edhe Jude Bellingham ishte në të njëjtën linjë. “Për ne, është një finale. Ka shumë gjëra në lojë dhe ne duhet të luajmë mirë. Ose gjithçka ose asgjë, ky është mentaliteti ynë. Nuk do të fshihemi”, tha mesfushori anglez.
Top Channel