Kush e fiton Big Brother VIP? Sonte finalja e “Fan Club” me debate dhe të ftuar ekskluzivë

14/04/2026 20:05

Teksa numërimi mbrapsht për finalen e shumëpritur të Big Brother VIP ka nisur, mbrëmjen e sotme nuk do të transmetohet spektakli.

Në vend të tij, vjen episodi i fundit i programit satelit të formatit më të ndjekur, “Fan Club”, nën moderimin e Kiara Titos.

Të ftuar ekskluzivë, përballjet e fundit mes familjarëve, performanca të zjarrta, si dhe dy gjysmëfinalistët, Shëndrrit Lumi dhe Brikena Selmani, do të flasin për herë të parë ekskluzivisht në “Fan Club”.

Episodin final të “Fan Club” mund ta ndiqni gjithashtu live në YouTube, në kanalin zyrtar të Top Channel.

Top Channel