Kopjonte çelësat dhe hynte për të vjedhur, vihet në pranga 38-vjeçari në kryeqytet, zbulohen katër raste

15/04/2026 10:47

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi rezulton autor i disa vjedhjeve në kryeqytet.

Ai monitoronte banesat ku synonte të vidhte dhe hynte në to, me çelësa të kopjuar, për të marrë para, bizhuteri dhe sende.

Hetimi zbardhi 4 vjedhje me të njëjtën metodë, të kryera nga 38-vjeçari me iniciale B. H., i cili rezulton me precedent të theksuar për vjedhje gjatë këtij viti.

Sekuestrohen sende të dyshuara të vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer autori B. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel