Shitja e ‘Parkut të Princave’ te PSG, kryebashkiaku i ri i Parisit do të rinisë diskutimet
Në orët e fundit, Hakan Calhanoglu u vendos sërish në qendër të zërave të merkatos. Në median turke u fol me siguri për transferimin e mesfushorit të Interi te Galatasaray në fund të këtij sezoni.
Ai qe mendoi të shuajë zërat ishte agjenti i vetë futbollistit, Gordon Stipic që ndërhyri për të folur në lidhje me këtë çështje.
‘Hakan Calhanoglu ka me Interin një kontratë deri në 2027 dhe është shumë i lumtur si në Itali ashtu edhe te Inter-tha Stipic-spekulimet për një transferim të tij te Galatasaray janë shfaqur disa herë në të kaluarën dhe po rishfaqen edhe tani. Por faktet janë të qarta: nuk ka pasur tratativa me Galatasaray as verën e kaluar as në janar. Nuk ka pasur asnjë kërkesë apo sondazh konkret, në asnjë moment’
Stipic theksoi se Calhanoglu është i përqendruar të mbyllja e sezonit me Interin që po i afrohet titullit të Serie A
‘Hakan është krejtësisht i përqendruar në atë që ka rëndësi vërtet në këtë fazë, te Interi, lufta për titullin dhe arritjen e suksesit bashkë me skuadrën-shtoi Stipic-javë pas jave, me paraqitjet, pasioni dhe ndjenjën e tij të përgjegjësisë në fushë ai vazhdon të tregojë kualitetet e tij dhe rëndësinë që ka në skuadër duke pare më krenari të madhe dhe vendosmëri edhe nga Botërori me Turqinë te cilën do ta udhëheqë si kapiten, një përgjegjësi që është një nder special dhe që do të thotë shumë për të’
Top Channel