Kosova pa President, Konjufca i gatshëm për zgjedhje: Nëse ky është vullneti i opozitës… Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e njohur si “Banjska”, ku tre të akuzuarit janë sjellë përballë trupit gjykues për vazhdimin e procesit.
Të akuzuarit, Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç dhe Dushan Maksimoviç, po përballen me akuza që lidhen me përfshirjen e tyre në sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska, në komunën e Zveçan.
Gjatë seancës së sotme, Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të paraqesë fjalën përfundimtare. Teksa prokurori special Naim Abazi mban fjalën e tij, shfaqen edhe provat në këtë rast. “Është një tablo sepse këtu s’kemi të bëjmë me një incident të izoluar por me një veprim kriminal me qellim terrorist“, u shpreh prokurori.
Avokati i familjes së Afrim Bunjaku, Arianit Koci kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit.
“Nuk është vra vetëm Afrim Bunjaku, jemi vra të gjithë ne”, u shpreh ai.
Rasti “Banjska” lidhet me një nga ngjarjet më të rënda të sigurisë në Kosovë në vitet e fundit. Gjatë sulmit ndaj Policia e Kosovës, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Top Channel