Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terrorist të Banjskës. Mbi Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq rëndojnë akuzat për terrorizëm e vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës.