Pasiguria në Lindjen e Mesme, ‘ngrijnë’ prenotimet turistike, ankohen agjencitë: Turqia ka bllokuar rezervimet

14/04/2026 19:54

Tensionet në Gjirin Persik, të lidhura ngushtë me rëndësinë strategjike të Ngushticës së Hormuzit, po reflektohen edhe në udhëtimet e shqiptarëve.

Agjencitë turistike raportojnë bllokim të prenotimeve në destinacione që kanë qenë shumë të frekuentuara.

“Destinacione si Turqia për pushime verore janë bllokuar, as që pyesin fare”, tha Fjorida Zani.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe, për pasojë, rritja e çmimit të naftës ka dhënë efekte në tregjet europiane, duke shkaktuar rritje të kostove për transportin ajror. Përfaqësues të agjencive turistike thonë se kjo është shoqëruar me rritje të çmimit të biletave.

“Mund të rriten çmimet e biletave”, tha Fjorida Zani.

Në këtë periudhë, operatorët turistike po i orientojnë qytetarët drejt vendeve të Europës.

“Ne nuk kemi njoftime zyrtare nga kompanitë. Shpresojmë që lufta të mos vazhdojë”, tha Fjorida Zani.

Por nga ana tjetër, përfaqësues të agjencive thonë se çdo përshkallëzim i konfliktit ka dhënë edhe një efekt psikologjik tek udhëtarët, i cili ndikon në vendimin për udhëtime apo për prenotime për pushime, ndonëse aktualisht nuk vihet re rënie drastike e udhëtimeve drejt destinacioneve të Europës.

Top Channel