Apeli i AMA-s për mbrojtjen e fëmijëve viktima në raportimin mediatik, kryetarja Krasniqi: Fëmija viktimë dhe familjarët e tij kanë nevojë për privatësi dhe qetësi
Sa herë na ka ndodhur të organizojmë një fundjavë deri në detajin më të vogël, vetëm për të kuptuar më pas se momenti më i bukur ishte pikërisht ai që nuk e kishim parashikuar? Shpesh, kujtimet që na mbeten më gjatë janë ato që kanë ardhur krejt natyrshëm.
Nëntori ka një atmosferë që i përshtatet më së miri këtyre momenteve. Qyteti ndryshon ritëm pasi ditët bëhen më të shkurtra dhe fundjavat nuk kanë më domosdoshmërisht të njëjtën energji si gjatë verës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të kalohen vetëm mes planeve të zakonshme. Përkundrazi, është një periudhë e mirë për të dalë pak nga rutina dhe për t’i lënë vend eksperiencave që nuk i kemi përjetuar më parë. Ndoshta pak spontanitet mund të jetë pikërisht ai ndryshimi i vogël që na mungon.
Fundjava nuk ka nevojë për një itinerar
Jemi mësuar ta planifikojmë kohën e lirë po aq sa detyrimet e punës. Të premten fillojmë të mendojmë se ku do të shkojmë të shtunën, me këdo të takohemi dhe si do ta shfrytëzojmë sa më mirë kohën. Madje, shpesh krijojmë një program aq të ngjeshur, sa edhe pushimi fillon t’i ngjasojë një përgjegjësie.
A na duhet vërtet të kemi një plan për çdo orë të ditës?
Mendo për një të shtunë, kur del nga shtëpia pa ndonjë destinacion të caktuar. Ndoshta ndalesh në një kafene ku ke dashur gjithmonë të hysh, por nuk ke gjetur rastin. Teksa ecën, vëren një librari të vogël dhe vendos të hedhësh një sy. Aty përfundon duke shfletuar një libër që nuk do ta kishe kërkuar kurrë vetë dhe, pa e kuptuar, ke zbuluar diçka që të ka bërë përshtypje.
Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë skenar, por pikërisht këtu qëndron bukuria e tij. Kur nuk kemi një destinacion të përcaktuar, i kushtojmë më shumë vëmendje asaj që na del përpara.
Edhe shoqëria ka një rol të veçantë në këto momente. Një mesazh i papritur nga një mik që nuk e ke takuar prej kohësh mund të ndryshojë rrjedhën e gjithë mbrëmjes. Biseda që nis me një kafe të shpejtë mund të zgjasë me orë, duke të kujtuar se momentet më të këndshme nuk kanë nevojë gjithmonë për një plan të mirëorganizuar.
Ndonjëherë, mjafton të zgjedhësh ndryshe
Spontaniteti nuk lidhet vetëm me vendet ku shkojmë apo me mënyrën si kalojmë kohën e lirë. Ai mund të jetë pjesë edhe e zgjedhjeve tona të përditshme, veçanërisht kur vendosim të provojmë diçka që zakonisht nuk do ta kishim konsideruar.
Mund të ndodhë, për shembull, që një veshje të cilën e kemi kombinuar gjithmonë në të njëjtën mënyrë, të marrë një pamje krejt tjetër falë një detaji të pazakontë. Një aksesor që na duket shumë i guximshëm mund të rezultojë elementi që i jep karakter stilit tonë.
E njëjta gjë vlen edhe për hapësirat ku jetojmë. Shpesh mendojmë se për të ndryshuar atmosferën e një ambienti duhet të zëvendësojmë mobiliet apo të bëjmë ndryshime të mëdha. Në të vërtetë, edhe zhvendosja e një objekti që ka qëndruar prej vitesh në të njëjtin vend mund t’i japë ambientit një pamje të re.
Këto eksperimente të vogla na kujtojnë se jo gjithçka duhet të ndjekë një formulë të njohur. Madje, në botën e dizajnit, disa nga kombinimet më interesante krijohen pikërisht kur elemente që në pamje të parë nuk duket se kanë shumë të përbashkëta vendosen pranë njëri-tjetrit.
Sipërfaqet mat mund të marrin një tjetër karakter kur kombinohen me elemente me shkëlqim ose tejdukshmëri që krijojnë efekte vizuale që ndryshojnë sipas ndriçimit.
Kjo qasje ndaj kontrasteve është pjesë edhe e identitetit vizual të IQOS ILUMA i BEYOND Limited Edition, koleksionit të ri të IQOS për përdoruesit e rritur të produkteve me nikotinë. I frymëzuar nga filozofia e kuriozitetit, koleksioni përfshin tri pajisje të gamës IQOS ILUMA i, të cilat sjellin një interpretim të veçantë të dizajnit përmes nuancave të blusë dhe ndërthurjes së materialeve të ndryshme.
Lëri pak vend të papriturës
Këtë nëntor nuk kemi nevojë për një kalendar të mbushur me plane. Mjafton t’i japim vetes pak më shumë liri për të eksploruar mundësi të reja, pa menduar gjithmonë se kur është momenti i duhur.
Kështu, herën tjetër që fundjava të gjen pa një plan të përcaktuar, shfrytëzoje si një mundësi për të ndjekur kuriozitetin tënd. Ndoshta do të zbulosh një pasion të ri ose do të përjetosh diçka që nuk e kishe imagjinuar më parë. Ndonjëherë, planet më të mira janë ato që krijohen rrugës.
Top Channel