Ndarja nga jeta e Ylli Ziçishtit, Taulant Balla propozon një minutë heshtje në Kuvend për ish-deputetin e PS dhe mjekun e njohur Pas përjashtimit të saj para dy ditësh nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka ndryshuar dhe vendi ku do të ulet në Kuvend, ish-ministrja Elisa Spiropali.
Spiropali nuk është paraqitur në seancën e sotme plenare, ndërsa vendi i saj i ri do jetë në krahun ku ulen deputetët e opozitës dhe ata të pavarur, si dhe disa ish-kolegë të saj të PS.
Ndryshimi i vendit të saj është bërë me kërkesë të grupit parlamentar të PS, Spiropali do të jetë në krah të deputetes së PS në Fier, Ana Nako.
Kujtojmë se Spiropali u përjashtua nga forumet e PS gjatë Asamblesë që u mbajt në Gjirin e Lalzit, ndërsa dy ditë më parë ajo u përjashtua nga grupi parlamentar, vendim të cilin e bëri me dije kryetari i grupit Taulant Balla.
Top Channel