Dosja McGonigal që ka shkaktuar debate të forta politike në Shqipëri, tanimë vjen edhe në një botim të shkruar nga Alfred Lela. Publicisti dhe gazetari Lela trajton historinë e ish-agjentit të FBI dhe aktivitetin e tij në Shqipëri. Në promovimin e librit ishte I pranishëm edhe kreu i partisë demokratike, Sali Berisha, I cili deklaroi se McGonigal nuk është vetëm një individ por një simbol I korrupsionit transnacional. Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe komunitetit ndërkombëtra që mos te heshtin përball korrupsionit dhe kapjes së institucioneve.