Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se sot pritet që GJKKO të japë vendimin ndaj Shkrelit.