Një 67-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në Dimal mbrëmjen e kësaj të mërkure. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Samaticë, ku 67-vjeçari Zenun Zeka humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Mjeti përfundoi në kanalin anësor të rrugës ku u përmbys, ndërsa shoferi ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve të marra në trup. Trupi I pajetë u nis drejt morgut, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.