Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa ishte e pranishme sot në ditën e dytë të Konferencës së Investitorëve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Gjatë fjalimit të saj ambasadorja theksoi se anëtarësimi në BE sjell tregje konkurruese dhe rritje të qëndrueshme ekonomike, ndërsa shtoi se qeveritë duhet të përshpejtojnë reformat dhe të forcojnë shtetin e së drejtës.
“Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm për ekonominë europiane. Rajoni mund të kontribuojë në konkurrueshmërinë e Europës. Ekonomitë tona po integrohen gjithnjë e më shumë. Duhet të forcojmë lidhjet ekonomike dhe të nxisim zhvillimin e bizneseve rajonale. Duhet të krijojmë më shumë mundësi për investime në rajon. Synojmë forcimin e bizneseve lokale dhe përshpejtimin e anëtarësimit në BE. Anëtarësimi në BE krijon tregje konkurruese dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Ekonomia e Polonisë u trefishua pas anëtarësimit në BE. Përfitimet e integrimit fillojnë përpara anëtarësimit në BE. Synojmë afrimin e Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët europian. Fondet publike nuk mjaftojnë për transformimin ekonomik të rajonit. Qeveritë duhet të përshpejtojnë reformat dhe të forcojnë shtetin e së drejtës. Investitorët kërkojnë institucione funksionale dhe zbatimin e ligjit. Synojmë më shumë investime, konkurrueshmëri dhe rritje ekonomike”, tha ambasadorja Moreira de Sousa.
Top Channel