Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit njoftoi se 31 persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të madh në një autostradë të ngarkuar në Kajro, pas përplasjes së një autocisterne që transportonte karburant. Spitalet në afërsi trajtuan pacientë që kishin pësuar djegie ose kishin thithur tym pas incidentit, i cili ndodhi të mërkurën në mbrëmje në një segment të unazës, në lagjen Ëarraq, në veri të qendrës së vjetër të qytetit. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqin flakë të mëdha dhe tym të zi që ngrihen lart në qiellin e natës, ndërsa disa automjete pranë vendit të ngjarjes janë përfshirë nga flakët. Autoritetet nuk kanë dhënë ende shpjegime se si ka nisur zjarri, por mediat shtetërore raportojnë se autocisternia është përmbysur, duke spërkatur me benzinë automjetet përreth.