Shqiptarët, më jetëgjatët! Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me jetëgjatësi mesatare prej 80,1 vjetësh

25/11/2026 19:51

Shqipëria kryeson në rajon për jetëgjatësinë më të lartë, me 80.1 vjet në vitin 2026.

Statistikat e Kombeve të Bashkuara e rendisin shtetin shqiptar në vendin e 61 mes 237 në botë dhe të parin në Ballkanin Perëndimor, duke lënë pas Kosovën që shënon jetëgjatësinë me 78.6 vjet, Maqedoninë e Veriut me 77.8 vjet, Malin e Zi me 77.6 vjet dhe Serbinë me 77.3 vjet.

“Ka shumë faktorë, së pari se shqiptarët kanë rritur cilësinë e jetesës dhe gjithashtu kanë kujdes për arsimimin. Por edhe klima, ushqimi, relievi divers ndikojnë”, tha Zyhdi Dervishi-sociolog.

Të dhënat e krahasuara me 1950 tregojnë gjithashtu një rritje të dukshme të jetëgjatësisë në Shqipëri me 35 vjet. Sipas sociologëve, inteligjenca është karakteristikë dalluese e shqiptarëve.

“Është e vërtetuar shkencërisht që intelektualët, profesorët, nobelistët kanë jetëgjatësi më të lartë se populli në përgjithsi. Unë kam bërë një studim me akademikët burra dhe më ka rezultuar që mesatarisht jetojnë 7 vite më shumë se burrat normal për shkak të zhvillimit të trurit”.

Shifrat globale tregojnë se Monaco është në majën e listës së shteteve me jetëgjatësinë më të lartë në botë, me 86.7 vjet. Si dhe më pas  janë vendet aziatike si Japonia dhe Korea Jugore.

Popujt më jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor:

Shqipëria                        80.1 vjet

Kosova                             78.6 vjet

Maqedonia e Veriut      77.8 vjet

Mali i Zi                            77.6 vjet

Serbia                               77.3 vjet

 

Top Channel