Zjarri përpiu pallatin 12 katësh pranë QSUT, zjarrfikësit heronj në krye të detyrës gjatë gjithë natës
15/04/2026 11:10
Geron Imeraj dhe Andys Gjoshi janë dy nga dhjetëra zjarrfikës që kanë luftuar me flakët që përfshinë pallatin 12 katësh përballë QSUT një ditë më parë.
Ata kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në terren, për të qenë në dispozicion të ndonjë vatre që mund të aktivizohej dhe për të parandaluar përhapjen.

Së bashku me kolegët e tyre, ata u janë gjendur pranë banorëve të pallatit, duke i ndihmuar që të evakuohen të sigurtë. Nga zjarri mbetën të lënduar disa 2 banorë dhe 6 zjarrfikës.
Top Channel