Video/ Momenti kur autori qëllon pa mëshirë në Turqi, nxënësit vrapojnë të tmerruar nëpër klasa
Një shpërthim i fuqishëm në një termocentral në shtetin indian Chhattisgarh ka shkaktuar të paktën 10 viktima dhe rreth 40 të plagosur, sipas autoriteteve lokale.
Ngjarja ndodhi në një uzine në pronësi të Vedanta Limited, degë e Vedanta Resources. Ministri i industrisë së shtetit, Lakhan Lal Dewangan, konfirmoi se shpërthimi ishte i rëndë dhe se situata mbetet kritike për një pjesë të të plagosurve.
Sipas tij, të paktën 24 persona ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për trajtimin e të lënduarve dhe stabilizimin e zonës.
JUST IN: At least 9 people have lost their lives and 15 others are injured following a boiler explosion at a Vedanta power plant in Singhitarai, Chhattisgarh, India. pic.twitter.com/u2kWMgUHAx
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) April 14, 2026
Nga ana tjetër, kryeministri i shtetit, Vishnu Deo Sai, njoftoi nisjen e një “hetimi të paanshëm” për të zbardhur shkaqet e shpërthimit dhe për të identifikuar përgjegjësit.
Reagim pati edhe nga kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i cili shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar dhimbjen për humbjet e jetëve njerëzore.
Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi standardet e sigurisë në industrinë energjetike në vend.
Top Channel