Top News – Kufizimet u zbutën më herët… Kryeministri holandez kërkon ndjesë
12/07/2021 22:15

Kryeministri holandez, Mark Rutte, pranoi të hënën se kufizimet për koronavirusin, u zbutën më shpejt nga sa duhej, dhe për këtë, kërkoi falje. Numri i të infektuarve në Holandë është rritur në nivelet më të larta këtë vit. Të premten e javës së kaluar, Rutte ktheu kufizime në bare, restorante dhe klubet e natës, në përpjekje që të ndalë zinxhirin e infektimeve te të rinjtë, vetëm dy javë pasi shumica e masave të izolimit u hoqën në vend. “Ajo që ne mendonim se ishte e mundur, doli në praktikë, e gabuar”, tha Rutte të hënën. “Nuk kemi pasur gjykim të drejtë, na vjen keq dhe kërkojmë falje”. Ndjesa e tij përbën një kthesë 180 gradëshe pasi më herët ai kishte mbrojtur me zjarr lehtësimin e masave dhe kishte refuzuar të merrte fajin për keqmenaxhimin e mundshëm të situatës nga Qeveria e tij. Ky qëndrim kishte nxitur kritika nga autoritetet shëndetësore, të cilat thanë se Qeveria kishte inkurajuar të rinjtë që të dalin sërish. Deri më tani, rritja e numrit të të infektuarve në Holandë nuk ka ndikuar në rritje të numrit të pacientëve nëpër spitale, duke marrë parasysh se shumica e rasteve të reja janë mes të rinjve. Megjithatë, ministri holandez i Shëndetësisë, Hugo de Jonge, ka thënë të premten se numri i personave të shtrirë nëpër spitale, mund të “rrezikohet” nga një rritje e pashembullt e shkallës së infektimit.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21