Policia franceze e ndërhyrjes së shpejtë përdori gaz lotsjellës dhe ndërmori një aksion kundër një grupi protestuesish në qytetin francez të Lionit të enjten, ndërsa në mbarë vendin u zhvilluan demonstrata, një sfidë e re ndaj Presidentit Emmanuel Macron pas javësh të tëra trazirash. Disa nga protestuesit lëshuan slogane kundër policisë, ndërsa të tjerë ishin veshur tërësisht me të zeza dhe kishin mbuluar fytyrat. Protestat mbarëkombëtare dhe greva e punonjësve të sektorit publik vijnë pas demonstratave lidhur me koston e jetesës, shërbimet publike dhe arsimin, të cilat shkaktuan trazirat më të rënda civile që ka përjetuar Franca në vitet e fundit.