Policia në Francë ka ndërhyrë me forcë dhe ka përdorur gaz lotsjellës ndaj një grupi protestuesish në Lion, ndërsa në qytetin perëndimor të Nantës janë regjistruar përleshje të dhunshme. Protestat u zhvillua në mbarë vendin, ku rreth 600 mijë persona kanë marrë pjesë në disa qytete, përfshirë Parisin ku u mbyll përkohësisht edhe kulla Eiffel. Greva është organizuar nga një organizatë që përfaqëson të gjitha sindikatat kryesore të Francës.