Falimentimi i Bankës Ueno në Paraguai ka shkaktuar një krizë të rëndë financiare dhe protesta në të gjithë vendin. Rreth 3 milionë qytetarë kanë mbetur pa akses në llogaritë dhe kursimet e tyre, ndërsa frika për përhapjen e krizës ka përfshirë edhe bankat e tjera. Protestuesit kanë dalë prej ditësh në rrugë, duke kërkuar kthimin e parave dhe vënien para përgjegjësisë të personave që çuan bankën drejt falimentimit. Mes tyre ka qytetarë që thonë se nuk kanë mundësi të blejnë as ushqimet për familjet e tyre.