Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, është përfshirë në përpjekjet diplomatike për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, duke përcjellë dy letra personale për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Mesazhet iu dorëzuan përfaqësuesve të të dyja palëve gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ku në fokus ishte armëpushimi në Oleshky. Letrat, të shkruara personalisht nga Melania Trump, synojnë t'u përcillen dy liderëve, ndërsa përmbajtja e tyre nuk është bërë publike. Ky zhvillim shënon një përfshirje të drejtpërdrejtë të Zonjës së Parë në një prej çështjeve më të ndjeshme të diplomacisë amerikane, në një kohë kur lufta mes Moskës dhe Kievit vijon të mbetet një nga sfidat kryesore të sigurisë ndërkombëtare