Goditja që pësuan republikanët në zgjedhjet e mesmandatit ka krijuar pasiguri në administratën Trump. Pas humbjes së kontrollit të Kongresit, në Uashington kanë nisur përplasjet për përgjegjësit e rezultatit, ndërsa në Shtëpinë e Bardhë po shtohen dilemat për të ardhmen e disa prej figurave kryesore të administratës. Sipas raportimeve të CNN, demokratët pritet të sigurojnë të paktën 250 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, shumica më e madhe e tyre që prej vitit 2008. Numri mund të rritet edhe më tej, teksa vijon numërimi në disa gara. Senatori republikan Ted Cruz e cilësoi rezultatin si një “cunam blu”, duke e krahasuar refuzimin e votuesve ndaj republikanëve me atë të kohës së Watergate. Edhe kandidatë të mbështetur financiarisht nga miliarderi Elon Musk që shpenzoi 500 milionë dollarë në fushatë, pësuan humbje të thella.