Partitë arabe në Izrael kanë deklaruar gatishmërinë për të mbështetur Gadi Eisenkot në përpjekjen për t’i dhënë fund qeverisjes së Benjamin Netanyahut, edhe pa qenë pjesë e kabinetit të ri. Rezultati i tyre historik prej 19 mandatesh u jep një rol vendimtar në negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme. Sipas përllogaritjeve parlamentare, kampi i Netanyahut ka 53 mandate, ndërsa forcat opozitare hebraike 48. Dy grupimet arabe, Aleanca e Përbashkët me 11 mandate dhe Ra’am me 8, plotësojnë një bllok prej 67 deputetësh kundër kryeministrit aktual. Për të formuar një shumicë qeverisëse nevojiten 61 vota nga 120 deputetët e Knesset-it