Shteteve të Bashkuara. Guvernatori demokrat Gavin Newsom (Gavin Njusëm) ka vendosur t’ua kthejë në burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht dënimin me vdekje 548 të burgosurve që ndodhen në qelitë e vdekjes në këtë shtet amerikan. Sipas New York Times, një vendim i tillë nuk është marrë më parë në këtë përmasë në historinë amerikane. Megjithatë, falja e të dënuarve pritet të përballet me shqyrtimin e Gjykatës së Lartë të Kalifornisë, si dhe me kundërshtime ligjore.