Kërcënimet për vendosjen e bombave kanë detyruar disa avionë pasagjerësh të kryenin ulje të paplanifikuara në vende të ndryshme të Evropës. Vala e fundit të kërcënimeve që kanë vënë në shënjestër fluturimet ajrore në kontinent nisi të enjten në mëngjes dhe vazhdoi deri pasdite. Avioni EI402 i kompanisë Aer Lingus, nga Dublini drejt Romës, është ulur në mënyrë të sigurt në aeroportin e “Evreux”, rreth 100 kilometra në perëndim të Parisit, pasi u devijua si masë paraprake sigurie, ka njoftuar kompania irlandeze në një deklaratë.