Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Europian të unifikojë qëndrimin për luftën në Ukrainë dhe të shmangë nismat e pakoordinuara diplomatike. Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Europian, António Costa, ajo ka kërkuar që kjo çështje të përfshihet në axhendën e takimit joformal të liderëve europianë, që do të mbahet në Dublin më 13 nëntor. Në letrën e siguruar nga POLITICO, Meloni shprehet se mënyra se si Europa po angazhohet në diskutimet për Ukrainën krijon përshtypjen e mungesës së koordinimit dhe dobëson pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare.