Vazhdimi i përpjekjeve diplomatike nuk e ka penguar shkëmbimin e kërcënimeve prej javësh të tëra mes Iranit dhe SHBA-së. Mes frikës së një përshkallëzimi të ri ushtarak pas zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, lideri Suprem iranian Mojtaba Khamenei, u kërkoi së fundi forcave të armatosura të jenë të gatshme t'i përgjigjen çfarëdo sulmi “menjëherë, në mënyrë efektive dhe pa kufizime gjeografike”. Pikërisht kjo pjesë e deklaratës ka nxitur thashetheme në Iran se çfarë mund të nënkuptojë ajo dhe nëse Teherani ka kapacitetet për ta çuar deri në fund këtë kërcënim. Kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan për herë të parë Iranin, më 28 shkurt, Teherani u kundërpërgjigj duke goditur shënjestra ushtarake dhe civile në shtetet arabe përgjatë Gjirit Persik, kujton REL.