Aktori dhe komediani britanik Russell Brand u dënua për përdhunimin e një fanseje dhe sulmin seksual ndaj tre grave. Gjykata e shpalli fajtor për përdhunimin e një 21-vjeçareje në vitin 2009, kur ata ishin takuar në një prej shfaqjeve të artistit në perëndim të Londrës. Gjykata po ashtu, vërtetoi tri raste të ngacmimeve seksuale në vitin 2004, 2005 dhe 2005 me autor Brand. Ndërsa për dy akuza të tjera për përdhunim dhe një akuzë për ngacmim seksual, u nxor i pafajshëm nga Gjykata e Kurorës në Southëark, që në seancën e radhës pritet të vendosë sa do të jetë dënimi me burg. Brand, që më parë ka qenë i martuar me yllin amerikan të muzikës pop Katy Perry, “përdori ndikimin, statusin dhe famën e tij për të shfrytëzuar dhe kryer vepra seksuale ndaj grave”, tha Shërbimi Policor Metropolitan i Londrës pas dënimit të komedianit. Policia Metropolitane konfirmoi gjithashtu se hetimet po vazhdojnë lidhur me dy akuza të tjera për përdhunim të ngritura ndaj Brand.