Maqedonia e veriut nis vaksinimin e gazetarëve, përdor vaksinën ruse
12/04/2021 16:15

Maqedonia e Veriut nisi vaksinimin e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të mediave, të cilët ashtu si edhe grupe të tjera të rrezikuara nga Covid 19 në vendin e tyre të punës, janë imunizuar me vaksinën ruse Sputnik V. 631 persona janë paraqitur sipas Shoqatës maqedonase të gazetarëve për t`u vaksinuar. Të gjithë ata pëermbushnin kushtet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ku përfshiheshin sëmundjet e tjera shoqëruese dhe mosha mbi 40 vjec. Ndërkohë, vaksina e AstraZenecas, po u administrohet personave të moshës mbi 60 vjec. “Personat që aplikuan për thirrjen e parë, dhe që nuk i plotësuan kërkesat për këtë fazë të vaksinimit, si dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë të medias të interesuar, do të imunizohen për grupin tjetër të vaksinimit që pritet të bëhet së shpejti. E njëjta gjë vlen për të gjithë ata që aplikuan pas skadimit të afatit të aplikimit në këtë fazë të vaksinimit”, thuhet në njoftimin me shkrim të Shoqatës së Gazëtarëve. Deri të hënën në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 24 mijë persona, ndërsa në aplikacionin “vaksinimi” figurojnë emrat e mbi 140 mijë vetëve. Autoritetet shëndetësore njoftuan sakaq uljen e numrit të pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitale, si dhe atë të rasteve të reja.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21