Komisioni i ligjeve ka kaluar me shumicë votash ndryshimet për vettingun në polici. Ndryshimet e fundit parashikojnë që vettingut t’i nënshtrohen vetëm strukturat drejtuese, Garda e Republikës dhe Agjencia e Mbikëqyrjjes policore. Këto ndryshime kaluan me debate në mbledhjen e këtij komisioni teksa zv.ministri i Brendshëm tregon se këto ndryshime shmangin problematikat e vërejtura gjatë vettingut.