Një efektiv u plagos me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:46 ndërsa efektivi ishte në detyrë. Menjëherë atij iu dha ndihma e parë mjekësore dhe më pas u transportua drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Pasi mori ndihmën e parë efektivi u nis drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar. Policia Ushtarake shkoi në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes të cilat janë ende të paqarta. Ministria e Mbrojtjes thotë se po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit.