Komisioni Evropian prezantoi të martën e 3 nëntorit një udhëzues të ri për përgatitjen e qytetarëve në rast emergjencash dhe krizash, duke rekomanduar që çdo familje të jetë në gjendje të përballojë nevojat bazë për të paktën 72 orët e para. Udhëzuesi vjen në një kohë kur Evropa po përballet me kriza dhe kërcënime gjithnjë e më komplekse, ndërsa synon të rrisë aftësinë e qytetarëve dhe institucioneve për t’u përballur me situata të jashtëzakonshme.