Një 53-vjeçar humbi jetën në Bulqizë pasi u sulmua nga një ari. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:10, ku ishin të afërmit e viktimës ata që njoftuan Spitalin për rastin duke kërkuar ndihmë mjekësore. Menjëherë Spitali vendosi në dijeni dhe policinë që u nis drejt vendngjarjes bashkë me ambulancën, por që nga verifikimet rezultoi se 53-vjeçar kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra në trup. Trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme. Ndërkohë një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.