Ekonomia shqiptare u rrit 3.6% Banka mban normën e interesit 2.5%, guvernatori Sejko: Inflacioni do rritet Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve po shton presionet inflacioniste në ekonomi. Banka e Shqipërisë paralajmëron se inflacioni mund të qëndrojë mbi objektiv edhe në muajt në vijim, ndërsa për momentin nuk ndryshon normën bazë të interesit, duke e mbajtur në 2.5%. Sipas guvernatorit Gent Sejko, inflacioni arriti në 3.2% gjatë tremujorit të tretë nga 3% që ishte në tremujorin e dytë. Ndërsa zhvillimet ndërkombëtare sipas Bankës po ushtrojnë presion në shtrenjtimin e karburanteve dhe disa produkteve ushqimore të papërpunuara edhe në Shqipëri