Për herë të tretë, ambasadori amerikan Eric Wendt zhvillon takim në Prokurorinë e Posacme me kryeprokurorin Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH-së, Joni Keta. Gjithashtu, edhe më 6 tetor, Ëendt u takua me dy drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend. Ambasada theksoi në atë kohë në njoftimin e saj se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm përbën një nga prioritetet kryesore të Presidentit amerikan Donald Trump.