Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në të gjitha akset e kryeqytetit, veçanërisht ato hyrëse e dalëse. Gjatë kontrolleve janë arrestuar ose proceduar penalisht 40 persona, janë vendosur mbi 5100 masa administrative dhe janë bllokuar 49 mjete. Të proceduarit dhe të arrestuarit drejtonin automjetet në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose janë larguar nga vendi i aksidentit.