Mbytja e korvetës ruse "Merkury" në portin e Bengazit nga një kombinim sulmesh të kryera nga droni lundrues pa pilot ukrainas ka shkaktuar alarm në Athinë. Zbulimi i një droni të ngjashëm nga peshkatarët grekë në Lefkada, majin e kaluar, ka nxjerrë në pah rrezikun e hapjes së një fronti paralel në Mesdheun Lindor, me zhvillimet që konfirmojnë frikën e Athinës.