Janë identifikuar edhe mbetjet mortore të tre personave të “Grupit të Intelektualëve”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është bërë identifikimi i Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti. Kurti u ka treguar po ashtu se është njoftuar Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, derisa, familjarëve u ka shprehur ngushëllime.