Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi anulimin e procedurës së përzgjedhjes përmes partneritetit publik-privat të ofertave për ndërtimin e një qendrë shërbimesh publike në zonën e Palasës në këmbim të përfitimit të pronës shtetërore për ngritjen e dy hoteleve. Vendimi i anulimit të procedurës është bërë me arsyetimin e mungesës së numrit të mjaftueshëm të aplikimeve të dorëzuara në fazën e parë të procedurës së konkurrimit dhe dokumenteve të tjera të kualifikimit për realizimin e këtyre veprave.